VIDEO/ Diaspora i jep zemër protestës, nis marshimi i madh në rrugët e Tiranës, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion!

14 August 2026, 22:03 / POLITIKË ALFA PRESS
VIDEO/ Diaspora i jep zemër protestës, nis marshimi i madh në

Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë të premte në Tiranë, duke shënuar ditën e 76-të radhazi të mobilizimit kundër Kastës politike.

Mbrëmjen e sotme është vënë re një pjesëmarrje e theksuar e shqiptarëve të diasporës, të cilët iu bashkuan protestuesve dhe mbajtën edhe fjalimet e tyre para Kryeministrisë.

Pas fjalimeve, protestuesit po nisin marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë.

“Rama, jep dorëheqjen” ishte një nga thirrjet kryesore të protestës, ndërsa pankartat dhe mesazhet e qytetarëve u drejtuan kundër qeverisë dhe mënyrës së saj të qeverisjes.

Protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga aksioni qytetar dhe se do ta vijojnë mobilizimin deri në plotësimin e kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.

Po ndodh...