Do të lidhesh me ndonjë tjetër pas ndarjes me Metën? Kryemadhi: Jo! Nuk do të rri duke larë brekët e të tjerëve
Monika Kryemadhi ka folur hapur për jetën e saj personale dhe mundësinë e një lidhjeje të re në të ardhmen. Gjatë një interviste në emisionin “Pushime On Top”, moderatorja Lei Kraja e pyeti fillimisht se kur kishte qenë hera e fundit që një burrë kishte gatuar për të.
“Asnjëherë nuk kanë gatuar burrat për mua, vetëm nëpër restorante. Në fakt, gatuan djali”, u përgjigj Kryemadhi.
Ajo tregoi se djali i saj di të gatuajë dhe të kujdeset për punët e shtëpisë, duke e lidhur këtë edhe me eksperiencën e jetës në konvikt.
“Ata që kanë qenë në konvikt dinë me larë, gatuar dhe pastruar”, tha ajo.Por momenti që tërhoqi më shumë vëmendjen erdhi kur Lei Kraja e pyeti nëse e imagjinonte veten në të ardhmen me një partner në krah.“Jo, ik mi.
Të rri duke larë brekët e të tjerëve”, u përgjigj Kryemadhi me humor.E pyetur sërish nëse e përjashtonte plotësisht një partner të ri, ajo u tregua e prerë: “Fare”.“Jam shumë mirë.
Zgjohem në terezinë time, i përkushtohem vetes sime”, shtoi Kryemadhi, duke lënë të kuptohet se aktualisht ndihet mirë me jetën e saj dhe nuk e sheh një lidhje të re si prioritet.
Po ndodh...
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128