E quajti patericë të Ramës dhe kërkoi largimin nga drejtimi i PD, Berisha: Berat Buzhala me dy prapanica!
Duke ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, kreu i opozitës tha se, ‘mbështetja jonë ndaj protestës është totale.
‘Nuk impresionohemi nga ato që thonë disa kriptoramistë’, tha kryetar demokrat. Gjithashtu ai ka komentuar edhe një shkrim të analistit B.B (Berat Buzhala), i cili kërkonte largimin e tij nga drejtimi i PD pasi është kthyer në patericë që mban Edi Ramën.
Nuhi Nerguti: Doktor, e dëgjove çfarë tha ai? Tha se ju dhe Partia Demokratike i organizoni këto protesta. Gëzohem që kjo të jetë e vërtetë se të gjithë qenkan me demokracinë. Tjetra, ndryshime në kodin penal, për tubimet, portalet, për shkollat, çerdhe, kopshte, maska, të tjera të tjera, jepet në ekrane çdo gjë në Shqipëri sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe çdo gjë po shkon për mrekulli.
Sali Berisha: Zoti Nerguti, ne e kemi deklaruar që në fillim që qëndrojmë dhe do qëndrojmë në mbështetje të kësaj proteste me të gjithë potencialin tonë.
Ata, të cilët mendojnë se do na impresionojnë ne, se po mbështesim protestën, ata gënjejnë veten. Mbështetja jonë ndaj protestës është totale.
E kam thënë dhe e them, që në fillimet e saj, të rinjtë e Partisë Demokratike kanë qenë pjesë aktive e saj. Dhe sot, janë qindra e mijëra demokratë në mbështetje të kësaj proteste. Nuk është protestë, është revoltë studentore.
Ndaj dhe përpjekja për të penalizuar Partinë Demokratike na bën nder, sepse ne ato që shpallim, ato mbajmë dhe ato mbrojmë. Përpiqen në një mënyrë tjetër me kriptoramistë. Dhe ju lutem, kërkoj mirëkuptimin tuaj për këtë grup. Kriptoramistët janë një farë e poshtër. Janë një lloj si ata 2500 eurot e paguar.
Ata, duke e parë se patroni i tyre po rrokulliset në honet e historisë, kërkojnë me çdo kusht të përlyejnë Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.
Dëgjoni, ju lutem: "Rama në burg, Berisha në burg". Mirëpo e demaskuan veten se e nxorën nga Ministria e Brendshme bandën duke bërtitur "Rama në burg" dhe i futën në protestë.
Çfarë janë këta? Këta janë kriptoramistë, të paguar një pjesë e tyre, ose edhe ekstremistë të majtë me agjentë të policisë kriminale, dhe menduan se me këtë slogan do të na impresiononin ne dhe do na frenonin. Madje çonin dhe mesazhe, si ka mundësi që ju shkoni në këto protesta.
Çfarë janë këta? Këta janë mllefaxhinj, por janë dhe skutha, që kanë vjedhur, kanë ndërruar parti, besime, fe, çdo gjë për të mbrojtur vjedhjet e tyre, dalin ekraneve.
Po a mund të pësojë gjë Partia Demokratike nga një grusht i tillë njerëzish? Kurrë!
Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën tregon se sa mjeran je dhe sa skllav i tij je.
Para katër ditësh një nga kjo trojka famëzezë e dërguar në Tiranë nga qendra e tyre, B.B., po s'ia vlen të zë edhe emrin si trupin, në qoftë se ka njeri që duket me dy prapanica, është B.B., një sipër e një poshtë, shkruante një shkrim të gjatë, të gjatë, për Berishën, se Berisha duhet të ikë këto e këto e këto, dhe shprehte keqardhje...
Unë absolutisht s'ia lexova, po ma thanë. Kur të shoh mbrapa, pashë mesazhet. Qindra mesazhe e bënin pleh. E bënin leckë.
Absolutisht midis tyre kishte kundërshtarë të mi. S'ka diskutim, por prapë nuk pajtoheshin me rolin e turpshëm, me rolin e të paguarit.
A ju kujtohet ky, do të thotë B. B., se si iu vërsul një B.-je tjetër aty, e kishte karshi? Pse ishte ajo betejë? Mendoni pak. Beteja ishte se ai po i merrte llokmat e parave, po i shkulte paratë nga Padroni.
Këta janë një grup i turpshëm në mediat shqiptare, në shoqërinë shqiptare. Një lloj si ata, skutha të Partisë Demokratike, ish-skutha të pushtetit në qeverisjet e Partisë Demokratike apo mbrapa, që e kuptuan se për vjedhjet e tyre ligji do ishte shumë i rreptë, u futën në ombrellën e Edi Ramës në një mënyrë ose një tjetër.
Pra këta veçse inkurajojnë më shumë demokratët dhe do bëjnë gjithçka për suksesin e kësaj beteje.
Pjesa e dytë e pyetjes ishte në lidhje me mediat që vazhdojnë edhe transmetojnë lajme sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Sali Berisha: Mediat që injorojnë revoltën më të fuqishme studentore që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj, e them këtu, kjo revoltë është më e fuqishme se e dhjetorit të 90-ës. Kam qenë dëshmitar unë aty.
Më e fuqishme edhe për faktin se të jemi realistë, diktatori i fundit komunist midis zgjidhjes së Çausheskut dhe një jete qoftë dhe në burg, zgjodhi këtë të dytën.
Kurse narko-diktatori post-komunist, për shkak të krimeve, edhe ai kishte kryer krime, po ky nuk ka asnjë nanogram guximi dhe trimërie. Dhe ky e di që kalbet në burg edhe tre jetë po t'i kishte, ky është i aftë absolutisht të krijojë gjakderdhje dhe të mos dorëzojë pushtetin, por e siguroj se do ketë një fund të tmerrshëm po qe se merr përsipër të përgjakë studentët.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
