Policia i nxorri syrin natën, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit: Jam marrë personalisht me kurimin e tij

Një kambanë alarmi për nxitësit e dhunës, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestës së dhunshme dje në Tiranë.
Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se ishte angazhuar personalisht për sigurimin e trajtimit të 28-vjeçarit në një spital të specializuar në Itali dhe për transportin e tij me avion mjekësor charter.
Ai shprehur keqardhjen për këdo që lëndohet fizikisht, përfshirë edhe protestuesit e dhunshëm, por theksoi se rreziku i lëndimeve është i pashmangshëm kur dhuna përcakton natyrën e një proteste.
Kryeministri akuzoi kreun e selisë blu si organizator dhe nxitës të protestave dhe tha se disa prej tyre paguajnë individë për të marrë pjesë në dhunë.
Deklarata e plotë e Ramës
Pjesëmarrja në protestat e dhunshme është sigurisht e rrezikshme edhe për vetë dhunuesit dhe ata që rrinë rrotull tyre, aq më tepër kur dihet tanimë edhe botërisht që në këto protesta është edhe dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie e me gjakderdhje.
Më vjen shumë keq kur kushdoqoftë lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste?!
Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur????
Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën:
Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit!
Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së mallkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë!
Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni me urrejtjen e pangushëllueshme të asaj dore, por duke ua kujtuar më mirë se kurrë shqiptarëve se kush jeni.
Dhe shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni
(A2 Televizion)
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
