Rama i pafuqishëm përballë të rinjëve/ Studentët rikthehen sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
25 October 2026, 12:20 / POLITIKË
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djeshëm, të shoqëruar me tensione dhe përplasje të dhunshme në Tiranë, ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë për sot, 25 tetor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Të rinjtë kanë bërë të ditur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, duke paralajmëruar vijimin e protestave deri në largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij.
Protesta e 12-të studentore, e zhvilluar dje në kryeqytet, u shoqërua me përplasje të ashpra me policinë, skena dhune dhe persona të plagosur rëndë. Tensionet u përhapën në disa zona të Tiranës, ndërsa studentët janë të vendosur të vijojnë qëndresën e tyre edhe gjatë ditës së sotme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
