Mbrëmë molotovë, gaz lotsjellës dhe përplasje, sot ‘dialog’ në rrjete sociale/ Rama përsërit ftesën pas protestës masive

25 October 2026, 08:19 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbrëmë molotovë, gaz lotsjellës dhe përplasje, sot

Pas protestës masive të zhvilluar ditën e djeshme nga studentët dhe të rinjtë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë ka publikuar sërish pamjet e shilteve të vendosura përpara Kryeministrisë, duke sinjalizuar gatishmërinë për t’u ulur në bisedime me protestuesit.

Megjithatë, këtë herë vihet re një ndryshim. Ndryshe nga ditët e mëparshme, kur Rama shfaqej personalisht në videot e publikuara përpara protestës masive, këtë herë ai ka zgjedhur të mos dalë vetë në pamje.

 

Postimi vjen një ditë pas protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë së tij pa ndalim.

 

Po ndodh...