Sytë e botës në Tiranë/ Mediat e mëdha të huaja transmetim direkt protestës, Fox News, AP dhe Euronews theksojnë dhunën brutale të policisë
Kjo e shtunë ka qenë një nga ditët më të zjarrta të protestës qytetare-studentore në Tiranë. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme edhe pas kërcënimeve të kryeministrit Rama, duket se detyroi policinë që të ndërhynte brutalisht dhe në mënyrë ekstraligjore. Kjo ka qeenë arsyeja që Mediat e mëdha të huaja i kanë bërë jehonë të jashtëzakonshme protestës kombëtare studentore këtë të shtunë në Tiranë.
Televizioni i madh pretigjoz amerikan, Fox News ka transmetuar në kohë reale ngjarjet nga Tirana, ku protestuesit janë përplasur me policinë, me këta të fundit që kanë ndërhyrë në mënyrë brutale duke gjuajtur qytetarët me gaz lotsjellës dhe plumba gome, duke shkelur çdo kriter proporcionaliteti.
Associated Press gjithashtu, ka pasqyruar në kohë reale protestën studentore në Tiranë, tashmë prej disa ditësh, teksa fokusohet tek ndërhyrja e policisë ndaj protestuesve.
Euronews gjithashtu ka transmetuar direkt të gjitha zhvillimet e ndodhura në Tiranë, këtë të shtunë gjatë protestës studentore. Gjigandi mediatik ka theksuar kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Rama për shkak të situatës ku ndodhet vendi me korrupsionin që ka kapluar cdo qelize te shtetit, teksa ka raportuar se në terren ndodhen të paktën 2500 forca policie.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
