Policia reagon për tensionet në protestë: Çdo akt dhune do të trajtohet sipas ligjit
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për protestën e 12-të studentore në Tiranë, duke deklaruar se punonjësit e saj janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat, sipas institucionit, rrezikojnë jetën dhe shëndetin e efektivëve, si dhe sigurinë e qytetarëve.
Në reagimin e saj, Policia u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm të cilët sulmojnë punonjësit e rendit dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike dhe private.
Gjithashtu, u është kërkuar qytetarëve të shmangin zonat ku po ndodhin akte dhune dhe të mos përfshihen në veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Reagimi i plotë:
POLICIA E SHTETIT
Gjatë protestës së ditës së sotme, punonjësit e Policisë së Shtetit janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve.
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e Policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike e private.
U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj.
Çdo veprim i dhunshëm që rrezikon jetën e punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin.
Policia e Shtetit vijon të jetë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
