Policia e sulmoi me ujë me solucion, gazetari pëson djegie në trup

24 October 2026, 18:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia e sulmoi me ujë me solucion, gazetari pëson djegie në

Gazetari Klevin Muka ka denoncuar se ka pësuar djegie në trup pasi është goditur me ujë me presion nga autoboti i policisë gjatë protestës së sotme të studentëve në Tiranë.

Në një komunikim për News24, gazetari tha se në momentin e raportimit ndihej mirë, por paralajmëroi protestuesit dhe qytetarët të tregojnë kujdes në rast kontakti me ujin e hedhur nga autoboti.

Sipas tij, edhe pas rreth një ore nga momenti kur u lag nga uji, ai vijonte të ndiente efektet e tij në trup.

Muka tregoi gjithashtu se kishte telefonuar ambulancën për të kërkuar ndihmë, por pretendon se nuk mori asistencën e kërkuar.

“Kam telefonuar ambulancën për të marrë ambulancën, më thanë nuk kemi çfarë të bëjmë. Sugjerimi ishte që të pija një paracetamol”, u shpreh gazetari.

Ai theksoi se qëllimi i tij nuk ishte të frikësonte qytetarët, por t’i paralajmëronte për efektet që, sipas dëshmisë së tij, i kishte shkaktuar uji i përdorur gjatë ndërhyrjes policore.

Po ndodh...