Kur nga protesta hiqet flamuri i partisë dhe zëvendesohet me Flamurin e kryetarit, atëherë nuk është më PD!
Nga Neritan Vladi
Në protestën e sotme, nëse PD-ja ka hequr flamujt e partisë nga turma, ndërsa ka mbajtur flamurin si model lidershipit, lind një pyetje e rëndësishme: Kujt i përket sot Partia Demokratike, demokratëve apo një grushti njerëzish që e mbajnë peng rinovimin e saj?
PD-ja nuk u krijua për t’u shërbyer individëve, por për të përfaqësuar një ideal, një kauzë dhe shpresën për ndryshim.
Një parti që largohet nga idealet e saj dhe nga energjia e të rinjve, rrezikon të humbasë jo vetëm identitetin, por edhe arsyen pse ekziston. Rinovimi nuk është tradhti ndaj historisë. Është kushti për të ardhmen.
Një parti që nuk hap dyert për brezin e ri, që nuk pranon mendimin ndryshe dhe që nuk lejon konkurrencën e brendshme, rrezikon të mbetet peng i së shkuarës.
PD-ja nuk duhet të vdesë si ideal për hir të pushtetit të pak personave.
Demokratët meritojnë një parti me demokraci të brendshme, me lidership të rinovuar dhe me vizion për të ardhmen.
Sepse partitë nuk i mbajnë gjallë karriget e drejtuesve, por idealet, njerëzit dhe besimi i qytetarëve!
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
