Terror në Tiranë/ Policët ndjekin qytetarët nëpër rrugët e qytetit, protestuesit iu vënë flakën koshave të mbeturinave
24 October 2026, 15:56 / AKTUALITET
Teksa policia ka shpërndarë dhunshëm protestuesit, duke përdorur edhe plumba gome, qytetarët janë shpërndarë nëpër rrugët e Tiranës.
Në zonën e “Myslim Shyrit”, policia ka ndjekur këmba-këmbës protestuesit.
Të rinjtë në këtë zonë ua kanë vendosur flakën koshave të mbeturinave.
Protestuesit tashmë janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori edhe plumba gome, edhe pse në protestë kishte familjarë e fëmijë. Kjo, sepse fillimisht kishte pjesëmarrje masive qytetare dhe çdo gjë ishte e qetë.
Tashmë protestuesit janë revoltuar dhe hedhin gurë në drejtim të efektivëve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
