Sot protestë kombëtare në Tiranë, kontrolle të shtuara për qytetarët që vijnë nga Kosova

24 October 2026, 11:21 / AKTUALITET ALFA PRESS
Sot protestë kombëtare në Tiranë, kontrolle të shtuara

Protesta kombëtare e ditës së sotme, së cilës pritet t’i bashkohen të rinj dhe qytetarë nga rrethe të ndryshme, është shoqëruar me kontrolle të shtuara të policisë në Rrugën e Arbrit.

Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë dislokuar përpara hyrjes së tunelit të Murrizit, duke vëzhguar dhe kontrolluar automjetet që lëvizin drejt Tiranës.

Efektivët kanë ndaluar disa automjete për verifikim, mbi dyshimet se në to mund të udhëtonin persona që mund të shkaktonin incidente gjatë protestës. Megjithatë, deri tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë dhe as janë identifikuar persona që paraqesin rrezik për sigurinë.

Qytetarët nga qarku i Dibrës po udhëtojnë kryesisht me automjete private drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës kombëtare.

 

 

Po ndodh...