“Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e rreme për dialog! Rama kërcënon sërish protestuesit: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish me paralajmërime të ashpra ndaj protestuesve, duke kërcënuar me përgjegjësi penale ata që, sipas tij, kanë marrë peng kryeqytetin dhe kanë ushtruar dhunë në emër të studentëve.
Në një reagim të publikuar në Facebook, Rama ka hedhur gjithashtu akuza për përfshirjen e forcave të tjera në protestat antiqeveritare, duke pretenduar se disa persona po bëjnë lojën e të tjerëve.
Deklaratat vijnë në një kohë kur studentët dhe pedagogët vijojnë protestat, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Pavarësisht refuzimit të ftesave të mëparshme për dialog, Rama ka përsëritur se është i gatshëm të takohet me të rinjtë, ndërsa në të njëjtën kohë ka paralajmëruar ndëshkime penale për personat që ai i konsideron përgjegjës për dhunën. Përmes një videoje në Facebook, kreu i qeverisë ka shfaqur sërish stolat prej guri të vendosur për dialog, ku këtë herë kishte shtuar edhe një aksesor tjetër, një shiltë. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me studentët kudo që ata dëshirojnë, duke këmbëngulur se përballja e pikëpamjeve duhet të zhvillohet pa dhunë.
Por krahas ftesës për dialog, Rama ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj pjesëmarrësve që i akuzon për akte të dhunshme. Kryeministri ka pretenduar se në protestë janë përfshirë persona që kanë eksportuar terror dhe kanë vepruar në interes të të tjerëve, duke paralajmëruar se ata do të përballen me ligjin. Ai ka theksuar gjithashtu se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk do të ndalet nga ato që i cilësoi si forca të përfshira në këtë situatë, pa sqaruar konkretisht se kujt i referohej.
“Jam i gatshëm, kudo qoftë, në çdo vend, përsëri, me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë. Dhe Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, shkëmbim, ballafaqim të pikëpamjeve të kundërta. Kundërshtia e dhunshme, me forcë, që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, ballafaqim pikëpamjesh, sado të kundërta, për bashkëjetesë demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet.
Kush e mori peng kryeqytetin duke eksportuar këtu terrorin e atij lloji dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve, e duke u vënë në ballë të studentëve, përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet. Do të përgjigjet ligjërisht, penalisht dhe sipas shkallës së shkeljes së bërë. Keqkuptim i madh. Keqkuptim i madh ky që të mendosh që t’i imponohesh një populli të tërë, një populli të tërë që do të shkojë në punë, me gjuhën e zjarrit dhe gurit. Keqkuptim i madh që do të kthehet në mësim, pasi u tentua të kthehej rruga e Shqipërisë. Rruga e Shqipërisë nuk do të ndalet, ajo do të jetë pjesë e BE-së dhe nuk e ndalin dot forcat që janë përfshirë në këtë zullum të madh”, tha Rama.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
