Nxënësit në protestë, nis presioni ndaj prindërve: Nga nesër apeli sipas rregullores
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha pretendon se mësues në shkolla të Tiranës dhe qyteteve të tjera po u dërgojnë mesazhe prindërve për t’i nxitur të rikthejnë fëmijët në mësim. Si pjesë të denoncimit, ai ka publikuar një mesazh që thotë se i është dërguar në rrjetet e tij sociale.
Në mesazh, dërguesja u drejtohet prindërve duke shprehur shqetësimin për numrin e lartë të nxënësve që mungojnë në shkollë. Ajo thekson se procesi mësimor vijon normalisht dhe u kërkon familjeve që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.
“Mosardhja e nxënësve, veç disa të tjerave, i penalizon me mungesa”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.
Më tej, dërguesja njofton se, duke nisur nga dita e nesërme, regjistrimi i mungesave do të bëhet sipas rregullores së brendshme të shkollës. Ajo shton se prindërit duhet të njoftojnë mësuesin kujdestar dhe të paraqesin raport mjekësor në rast se fëmija mungon për arsye shëndetësore.
Berisha e ka cilësuar mesazhin si formë presioni psikologjik ndaj familjeve, ndërsa e ka shoqëruar publikimin me akuza ndaj mësuesve që ai i quan “patronazhistë”.
Denoncimi i kreut të PD, Sali Berisha:
Mësueset patronazhiste terrorizojnë psikologjikisht prindërit e nxënsve grevistë!
Ky është terror psikologjik! Turp!
📩 Lexoni mesazhin e dërguar më poshtë!
Përshëndetje të gjithëve!
Në këto ditë aspak të lehta për të gjithë ne, së pari uroj me shpirt, të jeni sa më mirë me shëndet në familjet tuaja! 🙏
Së dyti, detyrohem të ndaj me ju, këtë mesazh, për të cilin besoj a shpresoj të kem mbështetjen tuaj!
Nuk më duket normale që ende sot, në shkollë të kemi gati gjysmën e nxënësve me mungesë! Ju mirëkuptoj , siguria e fëmijës, përparësia e parë, absolutisht, por mësimi, shkolla jonë, nuk besoj se e cënon këtë siguri!
Ne jemi në proces të rregullt mësimor, ndaj e shoh të arsyeshme t’ju komunikoj: Nxënësit të
vijnë në shkollë, ne të bëjmë punën tonë sa më mirë të mundemi!
Mosardhja e nxënësve, veç disa të tjerave, i penalizon me mungesa!
Nga dita e nesërme, apeli do të jetë sipas Rregullores së Brendshme të shkollës, siç kemi vepruar nga fillimi i saj!
Nëse fëmija juaj është sëmurë, do të njoftoni mësuesin kujdestar e do të merrni raportin mjekësor përkatës!
Edhe njëherë, sot , më shumë se më parë, kemi nevojë të mbështesim e përkrahim njëri-tjetrin!
Ditë sa më lehtë për ju!
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
