Enkelejda Olldashi kundërshton Berishën: PD dhe PS po përpiqen të “minojnë“ protestën e studentëve
Pedagogia Enkelejda Olldashi ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili pretendoi se qindra pedagogë të lidhur me PD-në i janë bashkuar protestës së studentëve.
Në një prononcim për mediat, pedagogia e Juridikut kundërshtoi përpjekjet për t’i dhënë protestës ngjyrime politike, duke theksuar se si Partia Demokratike, ashtu edhe Partia Socialiste, po përpiqen ta dobësojnë atë.
“Të dyja forcat politike, PD dhe PS, po përpiqen ta minojnë, secila në formën e saj. Kjo është një formë minimi, por duhet të kuptojnë se politika vetëm rininë nuk e minon dot”, u shpreh Olldashi.
Reagimi i saj vjen pas deklaratave të Berishës, i cili një ditë më parë pretendoi se pedagogë të lidhur me Partinë Demokratike janë rreshtuar në krah të studentëve protestues. Ky pretendim u kundërshtua nga pedagogë pjesëmarrës në protestë, të cilët theksuan se angazhimi i tyre nuk diktohet nga asnjë forcë politike.
Enkelejda Olldashi është bashkëshortja e ish-politikanit demokrat Sokol Olldashi, i cili humbi jetën më 20 nëntor 2013, në moshën 41-vjeçare, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Sokol Olldashi ishte një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike. Ai kishte mbajtur detyrat e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Punëve Publike dhe Transportit.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
