Rikthehen përplasjet, FNSH shpërndan turmën dhe ndjek një protestues
22 October 2026, 21:52 / AKTUALITET
Protesta që gjatë ditës ishte zhvilluar e qetë është shoqëruar me tensione në orët e mbrëmjes, në zonën pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit.
Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë përdorur autobotin me ujë me presion për të shpërndarë një grup të rinjsh që qëndronin pranë selisë së Kuvendit. Sipas raportimeve nga vendngjarja, të rinjtë kanë provokuar herë pas here forcat e policisë.
Pas ndërhyrjes së efektivëve, grupi, i cili ishte i vogël në numër, është larguar me vrap dhe është shpërndarë nga zona.
Ndërkohë, në një tjetër moment, efektivët e FNSH-së kanë tentuar të kapin një të ri pranë Kullave Binjake. Megjithatë, ai ka arritur t’u largohet policëve.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Nga Berat Buzhala
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Nga Fitim Zekthi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
