“Balluku me një thes me akuza”, Alibeaj: Drejtësia frikë e madhe për kryeministrin, SPAK të bëjë kërkesë tjetër në Kuvend për arrestimin e ish-zv kryeministres

22 October 2026, 18:22 / POLITIKË ALFA PRESS
“Balluku me një thes me akuza”, Alibeaj: Drejtësia

Ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj shprehet se akuzat për Belinda Ballukun tashmë janë të shumta dhe përfshijnë edhe korrupsionin e pastrimin e parave.

Alibeaj shprehet se kryeministri premtoi se nuk do të mbronte më Ballukun, në rast se ajo akuzohet për korrupsion.

Ai këroi që SPAK të bëjë tjetër kërkesë në parlament, për arrestimin e ish-zv/kryeministres.

Enkelejd Alibeaj: Drejtësia është frikë e madhe për autokratin Rama.

 

Edi Rama thoshte se Belinda Balluku nuk ka akuza për korrupsion dhe ka pasur akuza për shkelje të barazisë në tendera. Ndërsa tani Balluku ka një thes me akuza. Akuzat për ish-zv kryeministren janë rënduar dhe tani të shohim sesi do të veprohet.

Faktet kanë dalë, shtëpitë kanë dalë, pastrimi i parave ka dalë. Duhet një tjetër kërkesë në Kuvend për arrestimin e Ballukut. SPAK duhet të vazhdojë të bëjë punë të mirë, siç ka bërë në të kaluarën. Unë besoj se protesta do të vazhdojë, sepse skandalet e qeverisë nuk kanë fund.

 

Po ndodh...