Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Gjatë gjithë jetës së tij politike kryeministri Rama po sillet si një person në një konflikt të thellë të brendshëm. Ai vazhdimisht për çdo gjë zgjedh një mekanizëm mbrojtës problematik që është zhvendosja e fajit. Kryeministri Rama një herë krijon një fajtor të jashtëm.
Ai përpiqet ta shpjegojë krizën duke pretenduar se ajo është shkaktuar nga armiq të jashtëm komplote apo forca që synojnë destabilizimin e tij. Një herë tjetër shpërndahet përgjegjësia. Ajo ndahet mes shumë personave në mënyrë që askush të mos ndihet drejtpërdrejt përgjegjës. Një herë tjetër përmbysen rolet. Personi që duhet të japë llogari paraqitet si viktimë ndërsa ata që kërkojnë llogaridhënie paraqiten si fajtorë. Një herë tjetër delegjitimohet poshtërohet përbuzet dhe fyhet kundërshtari si i marrë si i keq si i sëmurë mendor si i shitur apo si i blerë.
Zhvendosja e fajit është padyshim shenjë e një konflikti të madh të brendshëm që lind te individi i cili kërkon të ketë imazhin e një njeriu të shkëlqyer të fortë të drejtë të jashtëzakonshëm të talentuar të aftë të pëlqyer etj. Ndërkohë veprimet e tij apo ajo që ai është dhe bën bien ndesh me këtë imazh. Atëherë ai hyn në një konflikt të thellë të brendshëm dhe e zhvendos fajin.
Mënyra se si po i përgjigjet kryeministri Rama revoltës së studentëve duke thënë se protesta ka prapavijë antisemite prapavijë antifashiste apo prapavijë islamike, një term ky i sajuar nga kolonializmi europian gati dy shekuj më parë, përbën një zhvendosje të rëndë të fajit. Rama duke thënë se të revoltuarit kanë nevojë për psikolog se nuk janë studentë se vijnë nga periferia dhe se i përdor krimi apo se nuk dinë asgjë, bën gjithashtu një zhvendosje të rëndë të fajit.
Kjo është një revoltë e studentëve dhe e rinisë. Ajo nuk lind nga asgjëja dhe nuk ka të bëjë aspak me antisemitizmin apo antigreqizmin. Në të nuk hyn fare as Islami dhe as krishterimi. Ajo nuk ka lidhje fare me periferitë apo qendrat dhe nuk ka të bëjë aspak me njerëz pa shkollë apo me njerëz që kanë nevojë për psikolog. Të gjitha këto ndodhin në kokën e kryeministrit për shkak të konfliktit të tij të brendshëm dhe sepse ai është dhe bën krejt të kundërtën e asaj që pretendon.
Ai është një qeveritar i tmerrshëm që ka shkatërruar perspektivën dhe ka kriminalizuar ose ka lejuar të kriminalizohet çdo qelizë e policisë e qeverisë e parlamentit dhe e zyrave të shtetit. Ai ka ndërtuar një mekanizëm pervers korrupsioni dhe e mbron atë me çdo kusht.
Revolta është pasojë e një akumulimi të gjatë dhe e poshtërimit dhe përbuzjes që qeverisja shqiptare i ka bërë shoqërisë përmes mënyrës së saj të qeverisjes. Ajo është reagim ndaj një gjendjeje politike dhe shoqërore të padurueshme që është shkaktuar në masën dërrmuese nga vetë qeverisja.
Vetëm leximi i drejtë i kësaj revolte mund të çojë drejt zgjidhjes e cila është vetëm politike dhe kalon vetëm përmes tërheqjes së qeverisë dhe kryeministrit largimit të tyre dhe hapjes së rrugës për një qeverisje të re.
Po ndodh...
ide
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
