Vrau dy vëllezërit në Kamëz, lihet në burg Ngushëllim Manzi

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Selam dhe Nazmi Islamaj dhe plagosjen e vëllait të tyre, Shefqet Islamaj, në Kamëz.
Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Manzi është shprehur i penduar për ngjarjen, ndërsa para gjykatës nuk ka dhënë deklarime, duke paraqitur versionin e tij të ngjarjes përmes avokatit.
Sipas pretendimeve të mbrojtjes, konflikti ka nisur pasi tre vëllezërit Islamaj e kanë dhunuar Manzin, motrën dhe nënën e tij, duke i goditur me sende të forta dhe leva.
40-vjeçari pretendon se, pas kësaj përplasjeje, ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj vëllezërve Islamaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 tetor në zonën e Bathores, në Kamëz. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, Selam dhe Nazmi Islamaj humbën jetën, ndërsa vëllai i tyre, Shefqet Islamaj, mbeti i plagosur.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
