Rama përballë Shqipërisë që krijoi vet dhe asaj të shqiptarëve që tashmë e urrejnë!

20 October 2026, 15:17 / EDITORIAL NGA INDRIT GJYZELI
Rama përballë Shqipërisë që krijoi vet dhe asaj të

Nga Indrit Gjyzeli 

Urrejtja pushtoi këtë të hënë gjuhën e Kryeministrit ndaj protestuesve. Një urrejtje e drejtuar ndaj kujtdo që nuk mendon si ai. Madhe, kaq i habitur u duk ai që ka dhe njerëz që nuk janë dakord me të sa, në mëngjesin e kësaj të hëne, u zgjua duke inkurajuar policët të rrahin këdo në këmbim të shpërblimit, pasi, sipas tij, ata që e kontestojnë ishin provincialë, të pagdhendur, që kanë nevojë për psikolog.

Nuk është hera e parë që gjuha e Ramës është bullizuese ndaj qytetatëve të këtij vendi.

Por nuk do ndodhte askund që një kryeministër të quajë injorantë ata që kontestojnë politikat e tij e pastaj të pretendojë se do qeverisë për të fituar mvështetjen e tyre. Përballë kësaj furie urrejtje vlen të pyesim- ata që e mbështesin për një qeveri të dorëzuar përballë korrupsionit, përballë të fortëve, përballë ligjeve me porosi, a janë vërtet të zgjuarit që i duhen një kombi, apo varrëmihësit e gropës që po hap Rama mbi të ardhmen e shqiptarëve?

Sepse, në fakt, të heshturit e sotëm, dezertorët e së vërtetës që ka ndodhur e pi ndodh me korrupsionin dhe shitjen e pasurisë së shqiptarëve te një grusht njerëzish, janë edhe injoranca së ardhmes, pasi nuk arrijnë as ta kuptojmë e as ta besojnë se jetojnë nën skllavërinë e një njeriu që urren një pjesë të popullit të vet, vetëm e vetëm se ajo pjesë e me mendon jetën dhe pa të kryeministër.

Ndarja e qytetarëve si më dy Shqipëri është nostalgji e kohës së të rriturit në ish bllokun komunist, ku atyre që nuk ishin pranë udhëheqjes, apo që nuk betoheshin për të, as që ekzistonin, ose ishin armiq.

Kjo logjikë e mbrapshtë, përballë një rinie të injoruar, mohuar, poshtëruar, mund të sjellë një përballje edhe më me pasoja për të nesërmen tonë, nëse kryeministri do vijojë të besojë se atë e adhurojnë dhe se është i pazëvendësueshëm edhe kur shpërfill çdo ligj, çdo moral, për të mbrojtur ata që akuzohen për vjedhje, apo kur nuk mban asnjë përgjegjësi për "kumbullat pas shpine"./Alfapress.al

Po ndodh...