EMRI/ Të shtëna me armë në Kamëz, dy vëllezërit humbin jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kamzën, ku dy vëllezër kanë humbur jetën pasi janë qëlluar me armë zjarri.
Për ngjarjen është arrestuar autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej vëllezërve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën gjatë transportimit drejt spitalit, si pasojë e plagëve të marra.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, i cili ka përfunduar tragjikisht me vrasjen e dy personave të së njëjtës familje.
Njoftimi i policisë
Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.
Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.
Po ndodh...
Elitat heshtin, Rama bën pazare, shqiptarët paguajnë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
