Muri rrethues shkak i vrasjes së dyfishtë në Kamëz, si nisi konflikti mes tre vëllezërve dhe ushtarakut

19 October 2026, 14:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Muri rrethues shkak i vrasjes së dyfishtë në Kamëz, si nisi

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në rrugën “Petrela”, në Bathore të Kamzës, ku një efektiv i Policisë Ushtarake ka vrarë me armë zjarri dy vëllezër dhe të tretin e ka lënë të plagosur rëndë.

Bëhet me dije se tre vëllezërit dhe efektivi Ngushëllim Manzi ishin fqinjë, ndërsa shkak për sherrin që nisi sot dhe degradoi në krim dyshohet se është bërë një mur rrethues në oborrin e banesave të vëllezërve.

Tre vëllezërit janë me origjinë nga Tropoja, ndërsa autori është nga Tirana. Pasi është arrestuar, ky i fundit nuk ka bërë asnjë deklaratë për krimin e rëndë, të cilin e kreu me armën e shërbimit.

Viktima kanë mbetur Selam Islamaj,  30 vjeç, dhe Nazmi Islamaj,  48 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Shefqet Ismailaj, 44 vjeç.

Po ndodh...