Forca të shumta policie ‘blindojnë’ selinë e PS, marrin në mbrojtje godinën

19 October 2026, 13:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Forca të shumta policie ‘blindojnë’ selinë e PS,

Forca të shumta policie janë vënë në gatishmëri në ambientet e jashtme të selisë së PS-së.

Këtë të hënë ka nisur edhe vendosja e xhamave të rinj në godinën e Partisë Socialiste, një ditë pasi protestuesit i thyen me gurë gjatë dy episodeve të ndara. 

Gjatë sulmit me gurë një ditë më parë, nga godina rozë u panë të dilnin disa persona të maskuar, të cilët mbanin në duar shkopinj druri dhe tentonin të zmbrapsnin protestuesit.

Protesta e sotme nisi fillimisht me organizimin e të rinjve në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku pas përplasjeve me policinë protestuesit janë shpërndarë.

 

 

Po ndodh...