"Jam përgjegjës për gjithçka!"/ Ministri i Brendshëm francez pranon "humbjen e kontrollit" në disa qytete dhe paraqet dorëheqjen

19 October 2026, 13:36 / BOTA ALFA PRESS

"Jam përgjegjës për gjithçka!" Ministri i

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, ka pranuar se policia humbi kontrollin në disa qytete gjatë protestave të 17 tetorit, të shoqëruara me dhunë dhe plaçkitje.

Në një intervistë ëpr radion France Inter këtë të hënë Nuñez tha se i paraqiti dorëheqjen presidentit të Francës, i cili e refuzoi atë. Ministri deklaroi se ndihej përgjegjës për ngjarjet dhe pranoi mungesën e parashikimit të situatës.

"Unë paraqita dorëheqjen time sepse jam përgjegjës për gjithçka që po ndodh. Po, pati një humbje kontrolli në disa qytete dhe një mungesë largpamësie", pranoi Ministri i Brendshëm këtë mëngjes në France Inter.

"Masat e sigurisë që morëm në vend ishin, në disa vende, joproporcionale me numrin e pjesëmarrësve dhe demonstruesve në marshimet normale, por edhe me numrin e vandalëve, plaçkitësve dhe aktivistëve të ekstremit të majtë që shkaktuan degjenerimin e marshimeve", vazhdoi ai. "Ia paraqita dorëheqjen Presidentit të Republikës për këto arsye. Isha një nëpunës i lartë civil; kam ndjenjë për interesin publik. Dhe duke pasur parasysh dëmin që ndodhi, ishte e drejtë të jepja dorëheqjen."

Ai tha se masat e sigurisë në disa zona nuk ishin në përpjesëtim me numrin e protestuesve dhe personave që shkaktuan trazirat.

 

Po ndodh...