Protesta e madhe popullore, kryeministri Rama anulon vizitën në Austri
Kryeministri Edi Rama kishte planifikuar në axhendë një vizitë zyrtare në Vjenë ku do të pritej nga kancelari federal Christian Stocker ditën e hënë.
Por sipas burime zyrtare austriake, vizita është anuluar nga pala shqiptare, për shkak të përshkallëzimit të protestës së të rinjve në kryeqytet, kryeministri Rama ka vendosur ta anulojë vizitën.
Vizitës së planifikuar të Ramës në Vjenë, i pati kushtuar vëmendje edhe gazeta e njohur austriake “Kurier”, që e cilësonte udhëtimin e kryeministrit shqiptar si një “pushim të mirëpritur” nga protestat.
Media në fjalë nënvizonte se Austria është ndër investitorët e rëndësishëm të huaj në vend, ndërsa shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë shënuar rritje. Media austriake shkruante se vizitat zyrtare në Austri kanë një rëndësi të veçantë për Tiranën, duke pasur parasysh lidhjet e konsoliduara ekonomike dhe interesat e përbashkëta.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama pati një reagim të gjatë nga zyra e tij, sa i takon protestave.
“Dëmet nuk janë të vogla, por rregullohen”, deklaroi ai për gjithë rrëmujën e krijuar në kryeqytet, ndërsa theksoi se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës së verbër që kërkon gjak.
Sipas tij, nuk janë studentët ata që protestojnë, por një “grup zjarri i paguar”.
Rama ritheksoi se personi që qëndron pas protestave të dhunshme është kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Ai matuf që del e bën thirrje për dhunë nga mëngjesi deri në darkë dhe nga ata rreth tij, që janë njësoj si ai, të tredhur dhe agresivë.”
/
Po ndodh...
Edi Rama po thellon gropën e tij!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
