Edi Rama po thellon gropën e tij!

17 October 2026, 19:30 / EDITORIAL NGA INDRIT GJYZELI
Edi Rama po thellon gropën e tij!

Nga Indrit Gjyzeli

Edi Rama është sot viktima e vetëbesimit të tij të tepruar se përmes retorikës, dhe hartimeve politike do të arrijë të kalojë çdo krizë përballë shqiptarëve. Madje, dalja e tij te bizneset e goditura nga protestuesit është edhe më diabolike, pasi kërkon ta nxjerrë zemërimin qytetar si banal, si pervers, që kërkon të zhvasë bizneset. Ai beson se kështu mund të krijojë neverinë e qytetarëve ndaj zemërimit të protestuesve, si dhe të kërkojë distancimin e biznesit nga protesta, edhe pse një pjesë e mirë e biznesit është po aq e ndëshkuar sa edhe qytetarët, duke paguar çdo tatimor apo kontrollor tjetër nën dorë, se ndryshe i rrezikohet biznesi.

Në fakt, një Ramë kaq arrogant është përzierje mes një kushtetute që ka zhbërë balancat që në vitin 2008, duke e kthyer kryeministrin mbret, si dhe një opozite sterile, që qëndron në vendnumëro pas Berishës që nuk arrin të frymëzojë askënd përveç fanatikëve të tij. 

PS, që në kohën e Nanos apo edhe në opozitë gjatë drejtimit të Ramës vlonte nga debatet, sot është e gjitha duke imituar ish kryeministrin Majko që "i dhimbte dhëmballa" kur duhej të fliste edhe për çështje që dikur i kish mbrojtur, si Teatri Kombëtar.

Sot PS, fatkeqësisht, është zgjatim i dëshirës së kryeministrit Rama për të qëndruar me çdo kusht në pushtet. Ata ministra e deputetë që i nxjerr si papagallë që të mbrojnë të pambrojtshmen, edhe pse një pjesë e tyre e di fare mirë se zemërimi qytetar është edhe më i thellë se sa ai në bulevard, janë bashkëfajtorë me të, sepse mbrojnë dëshirën e një njeriu përballë popullit të zemëruar me të, për shkak të vjedhjes dhe talljes që i është bërë.

Përpjekjet e PS për të shmangur të vërtetën e bulevardit bëhen edhe më perverse kur nxjerrin çdo kontestim të protestuesve ndaj opozitës, por nuk thonë asgjë për ato që i numërohen mazhorancës që është dorëzuar te Ergys Agasi, Ermal Beqiri, te këmbët e Belinda Ballukut që sillet ende si kreu i qeverisë dhe shantazhon PS që mund ta përmbysë nëse ajo i dorëzohet drejtësisë.

Çdo përpjekje e Ramës për të nxjerrë qytetarët si të përdorur forcën vijojë të shtojë zemërimin e tyre, pasi prej mbi 13 vitesh është ai që merr çdo vendim për këtë vend dhe është ai që në vend të ka bërë gjithçka të mbrojë Tahirin, Beqen, Ahmetajn, Ballukun, Xhaçkën, Karçanajn e këdo tjetër që është akuzuar për vjedhje. Madje dhe më keq se kaq- e ka banalizuar gjithë qeverisjen duke e kaluar në varësi të grupeve që i garantojnë atij pushtet./Alfapress.al

Po ndodh...

Nga Aurel Plasari 18:14 IDE

JU MUNDI

Nga Aurel Plasari