“Kush janë personat që gjuajnë të rinjtë?”/ Gazetari pyet Skënder Hitën, civilët dhe policët e largojnë me forcë
17 October 2026, 18:01 / AKTUALITET
Efektivë të policisë kanë ndërhyrë për të larguar me forcë gazetarin e News24, Renaldo Salianji, teksa ai po raportonte drejtpërdrejt nga protesta para Kryeministrisë.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, gazetari është shtyrë me forcë nga efektivë të policisë, por edhe nga një person pa mjete identifikimi.
Salianji po pasqyronte zhvillimet e tensionuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një person ishte shtrirë në tokë pasi ishte goditur nga policia.
Në shesh ndodhej edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Ndërkohë, gazetarit i është kërkuar të largohet nga zona, pavarësisht se po raportonte mbi situatën dhe përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
