Nuk ndalet revolta/ Automjeti i Mbrojtjes Civile shtyhet drejt kordonit të policisë dhe përfundon në flakë në mes të bulevardit

17 October 2026, 16:46 / AKTUALITET ALFA PRESS
Nuk ndalet revolta/ Automjeti i Mbrojtjes Civile shtyhet drejt kordonit të

Situata në protestën e sotme vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.

Sipas pamjeve nga terreni, një grup protestuesish kanë shtyrë një automjet drejt kordonit policor, përballë ndërtesës së Kryeministrisë, me qëllim çarjen e kordonit, ku më pas, automjetit i kanë vënë flakën. Dyshohet se automjeti i përket Operacionit të Mbrojtjes së Civileve, i tipit Volvo.

Përplasjet kanë vijuar me hedhjen e gurëve në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët janë detyruar të tërhiqen disa metra pas.

Përballë kësaj situate dhe hedhjes së vazhdueshme të gurëve, forcat e policisë janë kundërpërgjigjur duke hedhur një sasi të madhe gazi lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës.

Po ndodh...