Tjetër përshkallëzim në protestë/ Qytetarët marshojnë pranë Ministrisë së Ekonomisë, policia hedh gaz lotsjellës në masë
17 October 2026, 15:25 / AKTUALITET
Marshimi i protestuesve po vijon me dinamika të reja në rrugët e kryeqytetit, ndërsa turma i është afruar godinës së Ministrisë së Ekonomisë.
Me t’u afruar protestuesit pranë institucionit, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të frenuar përparimin e tyre. Për të shpërndarë turmën e grumbulluar dhe për të mbajtur perimetrin e sigurisë, efektivët e rendit kanë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës.
Tymi i dendur ka mbuluar zonën përreth ministrisë, ndërsa protestuesit janë detyruar të zmbrapsen përkohësisht. Ndërhyrja e forcave të rendit ka shkaktuar kaos dhe vështirësi në frymëmarrje mes pjesëmarrësve, ndërkohë që situata në terren mbetet tejet e ndezur.
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Nga Sidi Hasanaj
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
