Protestuesit nisin zhvendosjen, thirrje masive mes turmës për t’u drejtuar drejt selisë së Partisë Socialiste

17 October 2026, 15:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protestuesit nisin zhvendosjen, thirrje masive mes turmës për

Ndërsa përplasjet dhe kaosi kanë përfshirë Rrugën e Durrësit me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga forcat e policisë, situata në terren po merr një tjetër rrjedhë dinamike.

Raportohet se turma e protestuesve ka nisur të zhvendoset masivisht nga pika ku ndodhej e stacionuar. Mes thirrjeve të njëpasnjëshme dhe kaosit në rrugë, protestuesit po organizohen për t’u drejtuar drejt selisë qendrore të Partisë Socialiste.

Kordonët e policisë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë vënë menjëherë në lëvizje për të riorganizuar perimetrin e sigurisë rreth selisë së mazhorancës, ndërsa situata mbetet mjaft e tensionuar dhe e paparashikueshme.

 

 

Po ndodh...