Berisha mesazh dekurajues për studentë, rininë dhe qytetarët në shesh: Edi Rama me protesta nuk ikën kurrë!
Kreu i PD, Sali Berisha, duket se shpreson që sëbashku me Edi Ramën nëpërmjet një "marrëveshje për shpëtim kombëtar" PS-PD, të riciklojnë veten dhe Kastën e korruptuar politike, siç ka ndodhur këto 36 vite pas lëvizjeve dhe tronditjeve të mëdha të shoqërisë shqiptare.
Ndërkohë që shqiptarët kanë 140 ditë me protesta fillimisht paqësore dhe prej 5 ditësh më të përshkallëzuara, klasa politike e vjetër vazhdon të bëjë sikur nuk e kupton se kërkohet rrëzimi i sistemit të përfaqësuar nga Rama-Berisha, i cili nën petkun e "demokracisë dhe pluralizmit", ka kapur partitë, sistemin elektoral, ekonominë dhe mediet duke bërë lojën e dalë boje sikur janë "armiq" dhe çdo zgjidhje e krizave si kjo aktuale mund të sjell "stabilitet" dhe "zgjidhje", vetëm prej atyre të dyve të cilët bëjnë sikur nuk i dëgjojnë shqiptarët që buçasin: Rama në burg, Berisha në burg!.
Ndaj ai sot në një bashkëbisedim me ndjekësit në FB, pasi ka bërë sikur e përkrah protestën ju ka dërguar atyre një mesazh dekurajues dhe fatalist: Rama nuk rrëzohet kurrë nga protesta!
Emanuel Mani: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ikën. Shumë njerëz mendojnë se Rama nuk e lëshon karrigen e tij pasi ka shumë pisllëqe mbi supe. Doktor, a mendoni se Rama largohet me protesta apo me garanci që nuk përfundon në burg?
Sali Berisha: E vërteta është që Rama me protesta nuk do të ikë kurrë. Por dhe garanci që nuk do futet në burg, do të jetë tradhtari më i madh i këtij kombi ai që guxon të mendojë t'i japë garanci.
Do t'ju them një gjë zoti Emanuel. Si protagonist i ndryshimit të pushtetit në vitin 1990, diktatori i fundit komunist, i cili, siç e ka thënë vetë, me 11 dhjetor, në plenumin e Komitetit Qendror se studentët kërkojnë kokën time, ata kërkojnë për skenar Çaushesku, për skenarin rumun, por ai bëri zgjidhjen tjetër, pranoi kërkesat e studentëve dhe në fund tha dorëheqjen.
Tani një gjë do ta them këtu, ai ishte një armik i yni në mënyrë të padiskutueshme.
Ai ishte një diktator, dhe unë e kam treguar edhe njëherë këtë, në pritjen që ai dha më 30 mars darkën para zgjedhjeve në Pallatin e Brigadave kushin 300-400 vëzhgues, kam pasur një dialog me një mik amerikan, i cili më thotë në atë pritje se ky është një politikan i mrekullueshëm, për Ramiz Alinë.
Ai e thoshte sepse nuk ndoqi skenarin rumun, ma thotë mendja mua.
I kthehem dhe i them: zotëri, ky është një kriminel që ka kryer krime kundër njerëzimit.
Ky burrë i shquar i kombit amerikan mbeti. Dhe unë ndjeva për detyrë t’ia faktoj se pse ia thashë.
I them se unë do ndalem vetëm në një moment. Në vitin 1951, me porosi të Stalinit që tregojuani vendin intelektualëve, Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Byroja Politike bëjnë listën prej 27 intelektualëve në Tiranë jokomunistë dhe vendosin me listë të pushkatohen.
I marrin dhe i ekzekutuan në një varr të përbashkët në një periferi të Tiranës dhe gjykata vendosi pas dy ditësh me gjyq pushkatimin e tyre.
Ai pastaj, jam bërë shumë mik me të më vonë, dhe mik i Shqipërisë.
Ta dhashë këtë shembull, pavarësisht nga kjo, Ramiz Alia nuk e kushtëzoi me kokën e tij dorëheqjen e tij apo mosdorëheqjen. E ndoqi procesin. Duhet t’i themi gjërat siç janë.
Edi Rama nuk e ndjek.
Po pse nuk e ndjek?
Edi Rama ka psikologjinë çnjerëzore të Spiro Kolekës, dajës së tij.
Edi Rama është i aftë të kryejë çdo lloj krimi për të qëndruar në pushtet.
Shiko çfarë bën? Deshi të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, por i thanë se je vend anëtar i NATO-s dhe nuk shtypen protestat me gjendje të jashtëzakonshme.
Çfarë bën tani? Ndryhet tek Vila e Kuqe me Lubi Ballukun, Ervin Demon, Oltion Bistrin dhe ka ngarkuar Oltion Bistrin si shef të bandave, ka zëvendësuar Ergys Agasin dhe me bandat tani, thuhet prore dhe për mua është plotësisht e besueshme, ai ka veshur banditë me uniforma kundër studentëve./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
