Qindra protestues nën hetim, 7 efektivë pezullohen, Hita pranon dyshimet për tejkalim të detyrës

17 October 2026, 16:22 / AKTUALITET ALFA PRESS
Qindra protestues nën hetim, 7 efektivë pezullohen, Hita pranon

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka bërë një bilanc në lidhje me incidentet gjatë protestave në Tiranë. Hita bëri të ditur se 167 shtetas janë arrestuar, 388 janë proceduar penalisht dhe 7 punonjës policie janë pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të detyrës.

“Janë arrestuar 167 shtetas, proceduar 388, pezulluar nga detyra 7 punonjës policie. Ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të detyrës. Siguroj qytetarët që asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar kundër procedurave dhe standardeve të punës. Instruktohen të zbatojnë procedurat standarde gjatë tubimeve të dhunshme. Policia e Shtetit përdor mjetet e legjislacionit. Policët janë sulmuar me gurë, pllaka, bomba molotov dhe sende metalike. Janë dëmtuar 132 punonjës policie, ku disa prej tyre janë në spital. Në rrjetet sociale, në grupe të hapura, bëhen thirrje për ushtrim dhune ndaj efektivëve të policisë. Këto thirrje synojnë nxitjen e sulmeve me çdo mjet të mundshëm. Edhe sot janë publikuar thirrje për të sulmuar policinë me mjete të ndryshme”, tha ai.

Po ndodh...