MSH përditëson bilancin e të paraqiturve në spital dhe gjendjen e tyre: 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar

17 October 2026, 17:20 / AKTUALITET ALFA PRESS
MSH përditëson bilancin e të paraqiturve në spital dhe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish një përditësim mbi personat e paraqitur në spital, të lënduar gjatë orëve të fundit nga protesta studentore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në SUT janë paraqitur 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar, të cilët po trajtohen.

Ndërkohë, bëhet e ditur se nga 9 protestuesit, 1 është shtruar në spital, ndërsa 3 kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali. Nga 4 efektivët e paraqitur, 2 kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali.

Gjithashtu, në spital është paraqitur edhe 1 kalimtar.

QSUT bën të ditur se 1 efektiv po ekzaminohet dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabël.

Po ndodh...