Shqiptarët nuk ia falin dot Ramës talljen me besën dhe "magjinë" me Berishën!
Nga Indrit Gjyzeli
Shkodranët kanë si mallkim një shprehje: “Të hyptë vedi n'qejf”!
Një shprehje që i shkon për shtat Ramës, i cili i rrethuar nga servilë, nga biznesmenë që kanë përfituar gjithçka në këmbim të ledhatimit të sedrës së tij, ka nisur të besojë se ka shkopin magjik për gjithçka, edhe kur është aq tallëse për qytetarët, teksa i fton të thonë pakënaqësitë ndaj qeverisjes, a thua se Rama dhe qeveria nuk kanë asnjë lidhje.
Në fakt, e vetmja magji reale e tij është joshja për Berishën për të mbajtur frenat e PD, duke krijuar një hendek të madh mes qytetarëve dhe opozitës. Sa për të tjerat, edhe pse me shumicën e medias nën urdhër, për të mbrojtur politikat e tij, Rama ka humbur fillin e kuptimit të zemërimit qytetar.
Por nën vetëmashtrimim e madh, ai besoi se me pasqyrat do krijonte një fytyrë të re për shqiptarët. Nën shembullin e bashkëqeverisjes- që është konfirmuar si e pavlerë për qytetarët, Rama shpiku “talljen” e re "Prania besnike". Kjo këmbëngulje për të besuar se është i parezistueshëm me idetë e tij brilante, Rama besoi se ua hodhi dhe "flamingove", sidomos kur u sigurua se Berisha do bënte gjithçka për t'i dhënë ngjyrën e vet protestës.
Fatkeqësisht, Rama tashmë ka zgjedhur t'i hapë rrugën dhunës ndaj institucioneve, duke dëmtuar Shqipërinë në kurriz të së ardhmes. Kjo rrugë mund t'i sjellë Ramës një fitore edhe më të madhe ndaj Berishës, që vijon të jetë edhe më i braktisur, por që nuk i jep asnjë zgjidhje për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Politikisht Rama është përballë shqiptarëve edhe më i dobët politikisht se Berisha pas 21 Janarit 2011, që duke ndenjur me dhunë në pushtet dobësoi deri në qelizën më të fundit PD. I vetmi avantazh i Ramës është sepse e di që shpresa e Berishës është një përsëritje e vitit 1997, ndaj dhe duket se ai prej dy ditësh lejon gjithçka që vetëm jetë njerëzish mos të humbin.
Kjo lojë e dobët shahu me Berishën, i ka thënë përfundimisht lamtumirë "pranisë besnike", apo edhe lojërave të tjera me shpikje ku qytetari shihet si një kavie eksperimentale. Pas këtyre pamjeve të neveritshme, shumë nga qytetarët, përfshirë edhe shumë votues të tij, nuk do e shohin më Ramën si njeriu që shqetësohet për këtë vend. Dhe ky është fundi i një të vetëmashtruari për magjitë e tij politike, që tashmë nuk e fsheh dot pamjen përballë pasqyrës që ka shpikur vet!/Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
