Të shtëna me armë zjarri në Shkozë, plagoset 45-vjeçari, autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

15 October 2026, 22:43 / AKTUALITET ALFA PRESS
Të shtëna me armë zjarri në Shkozë, plagoset

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur 45-vjeçari Dodë Legisi, i cili është transportuar drejt Spitalit Universitar të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se ai ka marrë një plagë në kofshë, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota për gjendjen e tij shëndetësore.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar nga autoritetet dhe është shpallur në kërkim.

 

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia po vijon punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide