Protestuesit sulmuan selinë, reagon Partia Socialiste: Do ta paguani!

15 October 2026, 16:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Protestuesit sulmuan selinë, reagon Partia Socialiste: Do ta paguani!

Partia Socialiste ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me dhunën në protestat studentore.

PS ka ndarë pamjet e dhunimit të disa policëve si dhe shkatërrimin e bizneseve, duke dhënë një mesazh të fortë për protagonistët e dhunës.

Kush “ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do paguajë”, thuhet në reagimin e PS.

Reagimi i Partisë Socialiste:

“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do paguajë.

Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas.

Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës.

E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, deklaron Partia Socialiste.

Po ndodh...

ide