PAMJE TË RENDA/ Kushte mizerabël në komisariate, të rinjtë e arrestuar mbahen përtokë dhe të lidhur
Pamje shqetësuese po qarkullojnë lidhur me trajtimin e të rinjve dhe adoleshentëve të shoqëruar e të arrestuar gjatë valës së protestave në kryeqytet.
Imazhet nga brenda një prej komisariateve të policisë tregojnë kushte tejet mizerabël ku po mbahen të ndaluarit. Disa të rinj, mes të cilëve edhe adoleshentë, janë grumbulluar brenda një dhome të vetme pa hapësirën më minimale për lëvizje.
Të ndaluarit shihen të shtrirë direkt në dysheme, pa asnjë kusht elementar higjieno-sanitar apo hapësirë pushimi, çka përbën një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe protokolleve për trajtimin e të ndaluarve, veçanërisht kur bëhet fjalë për të mitur.
Kjo situatë vjen menjëherë pas alarmit të ngritur nga organizatat për mbrojtjen e fëmijëve lidhur me valën e shoqërimeve dhe dhunës policore ndaj adoleshentëve.
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
