Amorim pas fitores me Salzburg: Kontrolluam ndeshjen, shënuam edhe gola

Milani gjeti në Europa League përgjigjet që kërkonte dhe fitorja e pastër ndaj Salzburgut i ringre moralin kuqezinjve në prag të kthimit në fushë në kampionat pas barazimit të hidhur me Sassuolon.
Edhe Ruben Amorin shfaqet më i qetë pas kritikave të ditëve.
‘Sot e kontrolluam ndeshjen dhe shënuam edhe gola-tha trajneri portugez pas ndeshjes-në fakt në ndeshje të tjera kemi luajtur më mirë, por këtë radhë ishim më të saktë. Rotacioni ishte i rëndësishëm duke parë kalendarin, është e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë se mund të luajnë’.
Amorim foli edhe për Cisse që ishte protagonist absolut i Milanit në këtë fitore me tregolëshin e tij.
‘Cisse nuk më detyrohet asgjë, po fiton hapësirat e tij-vijoi Amorim-Me ndeshje të tilla, futbollistët besojnë akoma më shumë te vetja, i rrit besimin. Për të rinjtë, për Loftus Cheek, që sot ishte shumë agresiv në lojën pa top, dhe po punojmë. Kjo ndeshje do të ndihmojë shumë lojtarë. Por edhe humbën ndonjë top, para në zonën tonë, kishim pak probleme në ndërtimin e lojës, ka ende punë për të bërë’.
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
