“Ndjeva që u përplasa fuqishëm…”, dëshmia e Ledion Ballës që i thyen këmbën në protestë

15 October 2026, 21:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fiks Fare ka biseduar me Ledion Ballën që u dhunua brutalisht disa ditë më parë nga 4 punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët i thyen këmbët dhe më pas e morën si leckë për t’a transportuar në spital.

Ledioni ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, ndërkohë që bashkëpunëtorët e emisionit investigativ zhvilluan një bisedë ekskluzive, ku ai dhe nëna e tij që i qëndron te koka tregojnë se e kanë goditur fuqishëm.

“Ndjeva që u përplasa fuqishëm. Isha aty në lokal dhe nisa një herë të iki. Pastaj s’kisha ku shkoja se ishte rruga e bllokuar. Ndëjta dhe vetëm kur ndjeva që u përplasa diku. Fuqishëm” thotë Ledioni. Më tej shton se nuk vritet njeriu kot, teksa thotë se nuk ka qenë pjesë e protestës. “Po nuk vritet njeriu kot. Me dal në rrugë e ça …” shton ai.

Nga ana tjetër, nëna e tij thotë se i kanë futur hekur në këmbë dhe më vonë do të përdorë fizioterapist. “Tani është në fazën e rikuperimit. I futën hekur nga gjuri e deri poshtë. O Zot, asnjë mos e pastë kismet. Nuk i është dëmtuar lëkura apo enët e gjakut. Vetëm kocka është thyer, tjerat nuk janë” thotë nëna e tij.

Në fund të bisedës, në dhomën e spitalit, mbërrin edhe kryeinfermieri i cili i kërkon bashkëpunëtores së emisionit Fiks Fare se kanë marrë urdhër që Ledioni të mos flasë me askënd. “E kam urdhër, asnjë mos t’a takojë” i thotë ai, duke i kërkuar bashkëpunëtores që të largohet nga dhoma.

Për këtë ngjarje, Policia e Shtetit ka pezulluar 4 punonjësit që e morën në krahë Ledionin si dhe shefin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1. Fiksi tentoi që të kontaktojë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, duke i marrë një prononcim. Në ditën e tretë të protestës së studentëve, Hitaj ndodhej në afërsi të kryeministrisë. Në momentin që grupi i xhirimit po i afrohej vendit ku qëndronte kryepolici, disa punonjës të tjerë largojnë me forcë gazetaren dhe operatorin.

Fiksi kontakton në telefon me z. Hitaj, por ai nuk jep shpjegime. “Mirupafshim” thotë, ndërsa s’jep asnjë prononcim. Menjëherë pas kësaj përgjigje, Hitaj filmohet duke lëvizur lirisht e duke qeshur, pavarësisht se efektivët e tij filmohen duke dhunuar studentë dhe të mitur.

***

Bisedë e gazetarëve të Fiks Fare me Ledian Ballën, në Spitalin Universitar të Traumës, pasi 5 policët i thyen këmbën

Fiksi: Ai që ka thyer këmbën a është më mirë?
Sanitarja: Po, po ai që ka thyer këmbën është tek 1-shi.
Kryeinfermieri i turnit 1: Si je kë kërkon?
Fiksi: Një djalë që erdhi dje nga protesta. Ai djali që ka thyer këmbën .
Kryeinfermieri: Po.
Fiksi: A të pyes kot si është?
Kryeinfermieri: Mirë është, s’ka problem. Është në pavion.
Fiksi: N’pavion?
Kryeinfermieri: Po

Fiksi: Si jeni?
Ledion Balla: Mirë.
Fiksi: A djali që ishe dje në protestë je?
Ledion Balla: Unë .. kush jeni ju?!
Mamaja: Jo, jo s’ka qenë në protestë.
Fiksi: Jo po pyes kot!
Ledion Balla: Identifikohu.
Fiksi: Unë jam A…
Ledion Balla: Thash se ishe gazetare!
Fiksi: Jo, jo, jo.
Ledion Balla: S’kam qenë në protestë unë, për momentin sa kam dalë nga salla. Nuk mundem.
Fiksi: A je më mirë, unë erdha vetëm për njerëzillik në fakt, a je më mirë?
Ledion Balla: Hajd, çka ..
Fiksi: A ke dhimbje?
Ledion Balla: Pak.
Fiksi: Operim e bëre?
Djali : Po, po operim.
Fiksi: Dhimbje besoj ke shumë?
Ledion Balla: Kam një çikë .
Fiksi: Po ça të thanë ato?
Mamaja: Po hiç.
Fiksi: Të paktën aq sa kam parë dje, ti që e ke përjetuar një herë e ke … dhe ne që e kemi pa na ka ra të fikët. Inshallah qoftë me kaq. Po a kanë ardhur me të kontrolluar këto, vizita këto të shtetit?
Ledion Balla: Po, po të gjithë.
Mamaja: Të gjithë.
Fiksi: Po ça të thanë ato?
Mamaja; Po hiç.
Ledion Balla: Janë marr masat për çdo gjë, janë marrë.
Fiksi: Janë marrë më u përgjigj për noj gjë! Do dal të blej nja dy gjëra për familjarin tim, a do ndonjë gjë?
Ledion Balla: Jo faleminderit.
Mamaja: Nuk i lejohet tani.
Ledion Balla: Nuk më lejohet të ha!
Fiksi: As një gjë? As lëngje?
Mamaja: Do dhe 3 orë të tjera .
Ledion Balla: Zëre sikur më ke sjell rrofsh.
Fiksi: Me thënë të drejtën si të kisha qenë duke parë vëllain tim më ka ardhur keq.
Mamaja: Rrofsh, shumë faleminderit. Kujt nuk i ka ardhur keq për të!
Fiksi: Se nuk bohet.
Mamaja : S’ke ça thu, nuk ke ça thu!
Fiksi: Ti the nuk kam dal, po edhe sikur të kishe dal …
Ledion Balla: Po nuk vritet njeriu kot!
Fiksi: Po është masakër mor, është….
Ledion Balla: Me dal në rrugë e ça …
Mamaja: Out komplet.
Fiksi: Po ti a nuk i pe me ik o vlla?
Ledion Balla: Kanë qenë, prit se ta shpjegoj.

Ledion Balla: Qesh aty në lokal, nisa një herë të iki pastaj s’kisha ku shkoja se ishte rruga e bllokuar. Ndëjta dhe vetëm kur ndjeva që u përplasa diku. Fuqishëm.
Fiksi – Po a duke të tërheq e thyen këmbën, apo kishte ngec te ato kangjellat, se ashtu e pash në internet?!
Mamaja: Ku mban mend gjë, s’din gjë hiç. I ka parë mbrëmë gjith natën ai!
Ledion Balla: Leje iku tani.
Fiksi – Po kështu a të kanë thënë noj gjë të keqe për këmbën?
Mamaja: Jo jo mirë. I futën hekur kshu.
Fiksi: Krejt e?!
Mamaja: Nga gjuri e deri poshtë.
Mamaja: Nuk është mirë, po ça të bësh!
Ledion Balla: Nuk duam as një gjë, ti shumë faleminderit.
Mamaja: O Zot, asnjë mos e pastë kismet.
Fiksi – Besoj me fizioterapist do e ndjekësh më vonë?
Ledion Balla: Patjetër. Gishtat po e luaj, e ndjej.
Fiksi – E ndjen të paktën?
Ledion Balla: Po e ndjej.
Mamaja: Nuk i është dëmtuar lëkura apo enët e gjakut.
Fiksi – Shumë shumë mirë atëherë.
Mamaja: Vetëm kocka është thyer, tjerat nuk janë. Rrofsh, të shkuara qoftë spitali se ne na pyeten për ty …
Fiksi: Faleminderit, të shkuara o vlla sa më shpejt ishalla del dhe u takofshim jashtë!

Kryeinfermieri: Goce ça e keni ju këtë?
Fiksi: I çova nja dy gjona me ngrënë.
Kryeinfermieri: Po herë tjetër mos ashtu…
Fiksi: Po pse o vlla?!
Kryeinfermieri: Nuk ashtu. Kështu është dhënë urdhër.
Fiksi: Po për çfarë është dhënë urdhër?
Kryeinfermieri : Ee, po jo o ti …
Fiksi: A të shqetësova, shqetësova njeri?
Kryeinfermieri: Po jo, o nuk është puna këtu, familjarët thonë nuk e kemi ashtu …

/Emisioni FIKS FARE 

Po ndodh...

ide