Situatë alarmante te Kryeministria/ Policia vërsulet drejt protestuesve, një person bie pa ndjenja

17 October 2026, 17:49 / AKTUALITET ALFA PRESS
Situatë alarmante te Kryeministria/ Policia vërsulet drejt

Situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në një arenë përplasjesh, ku policia ka përdorur në masë gaz lotsjellës dhe tre autobote uji, të cilat kanë hedhur ujë me presion në drejtim të turmës.

Ndërkohë, sipas pamjeve nga terreni, efektivët e policisë kanë hedhur edhe gurë në drejtim të protestuesve. Në mes të situatës së tensionuar, një person është parë i shtrirë pa ndjenja në tokë.

Po ndodh...