Kur dalin fëmijët në protestë, Edi Rama të pyesë veten çfarë i ka bërë Shqipērisë

16 October 2026, 10:52 / IDE NGA NEVILA DERVISHI

Kur dalin fëmijët në protestë, Edi Rama të pyesë

Ka një moment kur një protestë pushon së qeni thjesht një përplasje mes qytetarëve dhe pushtetit. Një moment kur ajo merr një kuptim shumë më të thellë se parullat, gurët, tymi apo përplasjet me policinë.

Ky moment vjen kur në rrugë shfaqen fëmijët.

Në këto tri ditë protestash, shqiptarët kanë parë edhe këtë pamje: fëmijë mes zemërimit të më të rriturve. Është një realitet ku pakënaqësia nuk po shprehet vetëm nga ata që kanë vite që përballen dhe njohin politikën dhe zullumet e zullumqarët, por edhe nga brezi që sapo ka nisur të kuptojë se çfarë do të thotë të jetosh në këtë vend.
Dhe ky është një realitet që nuk duhet të kalojë si një episod i radhës i kronikës së protestave.

Çfarë ndodh me një shoqëri kur edhe brezi që duhet të jetë i zënë me shkollën, lojën dhe ëndrrat e veta përfundon në rrugën e protestës?

Një fëmijë nuk e përjeton shtetin përmes statistikave ekonomike, raporteve të integrimit apo fjalimeve për sukseset e qeverisë. Ai e sheh përmes jetës së familjes, bisedave në shtëpi, shqetësimeve të prindërve dhe asaj që sheh përditë përreth. Ai dëgjon kur të rriturit flasin për padrejtësinë, për mungesën e shpresës, për largimin nga vendi dhe për një të ardhme që duket gjithnjë e më e pasigurt.

Kur këto shqetësime dalin nga shtëpitë dhe përfundojnë në bulevard, Edi Rama nuk mund të pretendojë se bëhet fjalë vetëm për një betejë të zakonshme dhe të vjetër politike, apo për agjentura të huaja që nuk i duan të mirën Shqipërisë

Po ndodh...

ide