“Më goditën në qafë se po bërtisja”/ Rrëfimi i 17-vjeçarit që u qëllua me plumb gome: Isha gati për vdekje

Një dëshmi tronditëse ka ardhur live për News24 nga vatra e nxehtë e përplasjeve në kryeqytet, ku një 17-vjeçar ka treguar momentin e frikshëm kur u godit me plumb gome në qafë nga forcat e policisë.
I riu rrëfeu me emocione se ndodhej në rreshtat e parë duke i bërë thirrje protestuesve për bashkim, kur u qëllua nga një distancë e afërt.
“Isha në rresht të parë, po bërtisja për bashkim. Po na ndanin me gaz lotsjellës dhe po na përçanin. Unë po bërtisja dhe më goditën me plumb gome në afërsi jo të largët. Nuk e dallova shumë mirë, u trullosa në ato momente. Më ndihmuan motrat dhe vëllezërit në protestë, isha gati për vdekje,” deklaroi 17-vjeçari mes kaosit.
Më tej, adoleshenti lëshoi akuza të forta ndaj veprimeve të forcave të rendit dhe dërgoi një mesazh të prerë për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se revolta popullore nuk do të ndalet nga dhuna.
“Këta nuk janë policë, këta janë kundër popullit! Nuk ka plumba gome që na vrasin neve. Rama, të erdhi fundi, nuk ke ku shkon!” u shpreh me revoltë i riu i lënduar gjatë transmetimit direkt.
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
