Habit Berisha për "hedhjen" e Klevis Balliut në Lanë nga protestuesit: Hakmarrje e Ramës për vezët në Parlament!

17 October 2026, 13:37 / POLITIKË ALFA PRESS
Habit Berisha për "hedhjen" e Klevis Balliut në Lanë

Gjatë një konference për mediet kreu i PD, Sali Berisha, ka komentuar pamjet e mbrëmshëm kur protestuesit përzunë deputetin Klevis Balliu i cili u detyrua të largohej përmes lumit të Lanës.  Berisha e quajti këtë ngjarje se akt i rrugaçërisë ndaj Klevis Balliut u ndërmor si hakmarrje e Edi Ramës për vezët në Parlament!

Mira Hoxha: Doktor Berisha, si e komentoni shkrirjen në një me policinë e kësaj rinie studentore dje në mbrëmje?

Sali Berisha: Mos harro, ka rryma të ndryshme aty. Ka rryma të cilat janë absolutisht në funksion 24 orë mbi 24 orë me Policinë e Shtetit dhe Edi Ramën. 

Ju e dëgjuat aktin e rrugaçërisë ndaj deputetit Klevis Balliu, i cili që nga dita e parë e protestës është në protestë me studentët. 

Çfarë ishte ajo që t'ua them unë ju? 

Ajo u ndërmor nga një person që para syve të tij u bëri thirrje studentëve të largoheshin nga bulevardi. Thirrje të tillë bën me megafon policia që ta dini ju, kush ka qenë në protestë e ka parasysh. 

Dhe kur e pa që u kuptua, ndërmori aktin... ai ishte me mision sigurisht, sepse Edi Rama u hakmor në mënyrë primitive për vezët që hëngri në Parlament. 

Po i them Edi Ramës se me rrugën e hakmarrjes mund të paguash çmimin më të tmerrshëm. 

Prandaj hiq dorë nga hakmarrja! 

Pra nuk përfaqëson asgjë nga studentët e vërtetë.

Po ndodh...