“Mos na rrihni fëmijët, po mbroni hajdutët!”/ I riu pësoi dëmtime të rënda nga dhuna brutale e policisë, protestuesi: Të ndëshkohet kush e dhunoi!

17 October 2026, 11:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Mos na rrihni fëmijët, po mbroni hajdutët!”/ I riu

Një tjetër protestues, gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, ka kërkuar ndëshkimin e efektivit të policisë që, sipas tij, përplasi një të ri në tokë gjatë protestave.

Protestuesi iu drejtua forcave të rendit me tone të ashpra, duke i akuzuar se po ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve, ndërsa mbrojnë personat që ai i cilësoi si hajdutë.

“Duhet të dënohet polici që përplasi të riun në tokë. Mos na dhunoni fëmijët, mos i prekni. Po mbroni hajdutët”, u shpreh protestuesi.

 

Kujtojmë se prej 5 ditësh po mbahen protesta masive në Tiranë dhe në rrethe, ku gjimnazistë dhe studentë janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë largimin e qeverisë.

 

Po ndodh...