Gazeta austriake: Rama viziton Vjenën ndërsa vendi është në kaos dhe shqiptarët kërkojnë largimin e tij

17 October 2026, 11:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazeta austriake: Rama viziton Vjenën ndërsa vendi është

Gazeta e njohur austriake, Kurier, shkruan sot se ndërsa Shqipëria është zhytur në kaos dhe flakë, Edi Rama do vizitojë Vjenën.

Gazeta shkruan se shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, ndërkohë që protestat janë përshkallëzuar.

“Për kryeministrin shqiptar, vizita në Vjenë të hënën do të jetë një pushim i mirëpritur nga protestat që prej muajsh ziejnë në vendin e tij. Për më tepër, një vizitë e shkurtër në Austri është gjithmonë si vizita e mirësjelljes te i afërmi i pasur - Austria është investitori i gjashtë më i madh i huaj në vend, në 2025 mes dy vendeve u tregtua më shumë se kurrë më parë.

Kompani si Verbund, Strabag, Raiffeisen Bank, Vienna Insurance Group apo CINEPLEXX janë aktive aty. Vitet e fundit vendi ka lulëzuar edhe si destinacion turistik, edhe për austriakët. Pikërisht për shkak të lidhjeve të tij ekonomike, Austria është një nga mbështetësit më të zëshëm për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, të cilin Shqipëria, kandidate për anëtarësim që prej qershorit 2014, e synon deri në 2030. Në letër, Tirana pas Malit të Zi ka shanset më të mira për këtë.

Ndërsa Edi Rama do të pritet me nderime ushtarake nga kancelari federal Christian Stocker (ÖVP), protestuesit në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit që qeveris prej 13 vitesh. Të ashtuquajturat "Protestat Flamingo", të cilat fillimisht ishin kundër një projekti të planifikuar turistik luksoz, në të cilin thuhet se është i përfshirë edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, në një zonë shumimi për flamingot, janë shndërruar në një zjarr masiv kundër qeverisë - fjalë për fjalë,” shkruan gazeta.

Edhe pse 82-vjeçari konservator opozitar i Partisë Demokratike, ish-kryetar shteti dhe qeverie Sali Berisha, është shprehur në mbështetje të protestuesve. Berisha ishte President i shtetit kur në vitin 1997 një krizë ekonomike në vend çoi përkohësisht në gjendje të ngjashme me luftë civile. Ai u detyrua të tërhiqej pas zgjedhjeve të reja, në të cilat partia e tij humbi ndaj socialistëve të Ramës. Por ai nuk shihet si alternativë ndaj Ramës brenda lëvizjes, përkundrazi. 

Demonstruesit shpërthyen gjatë protestave: "Nuk ka mjaftueshëm pranga për të gjithë!" dhe "Rama në burg, Berisha në burg!" Politikanë të njohur të opozitës që donin t'u bashkoheshin demonstratave u përzunë.

Po ndodh...