Nuk ndalet revolta e të rinjve në Korçë! Mësuesi u del në krah gjimnazistëve: Ngrini zërin!

17 October 2026, 12:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nuk ndalet revolta e të rinjve në Korçë! Mësuesi u

Korça është përfshirë sërish nga protestat e të rinjve këtë të shtunë. Protestuesit janë mbledhur fillimisht pranë monumentit të “Ushtarit të Panjohur”, për të nisur më pas marshimin përgjatë pedonales dhe rrugëve kryesore të qytetit.

Me thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, të rinjtë po përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë. Ndërkohë, pranë institucioneve është shtuar prania e forcave të Policisë, me qëllim parandalimin e incidenteve, pas situatave të tensionuara të ditëve të fundit.

Gjatë marshimit, një mësues gjimnazi, i cili po kalonte rastësisht në pedonale, është ndalur për të shprehur mbështetjen e tij për protestën e gjimnazistëve. Ai i ka inkurajuar të rinjtë të ngrenë zërin për shqetësimet e tyre, duke u bërë njëkohësisht thirrje që të shmangin aktet e dhunës dhe të vijojnë protestën në mënyrë paqësore. Mësuesi theksoi rëndësinë e përcjelljes së kauzave të tyre me qytetari dhe përgjegjësi.

 

 

Po ndodh...