U nis drejt Turqisë për të vizituar trojet e të parëve, zhduket pa gjurmë murgu grek prej 3 muajsh: Familja në ankth: A është gjallë?!

Një murg 58-vjeçar grek është zhdukur prej gati tre muajsh, pasi u nis drejt Turqisë për të vizituar trojet e të parëve dhe për të jetuar si asket. Familjarët nuk kanë arritur të kontaktojnë me të që prej 23 korrikut, kur ai u largua nga Neos Mylotopos, në zonën e Giannicës në Greqi.
Bëhet fjalë për Jozefin, i lindur me emrin Nikolaos Tsigozis, i cili dëshironte të vizitonte Pontin dhe Kapadokinë. Dyshimet e familjes janë përqendruar te Stambolli dhe Trabzoni, pasi një biletë në emrin e tij konfirmoi se ai ishte nisur me autobus drejt Turqisë.
Një tjetër pistë lidhet me Konsullatën Greke në Stamboll, ku më 25 korrik u paraqit një person që i ngjante murgut dhe kërkoi informacion për të udhëtuar drejt rajonit të Pontit. Megjithatë, identiteti i tij nuk është konfirmuar përfundimisht.
Familjarët kanë njoftuar autoritetet përkatëse, përfshirë Interpolin, dhe vijojnë kërkimet për të zbuluar vendndodhjen e 58-vjeçarit. Ata shpresojnë të marrin një shenjë jete, ndërsa ankthi i tyre mbetet i madh: “Duam të dimë… A është gjallë? A është mirë?”
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
