“Çfarë bëni kështu?!”/ Protestuesit përballen me policinë para Ministrisë së Arsimit: Po helmoni fëmijët tanë me gaz!

Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit u janë drejtuar efektivëve të policisë, duke i akuzuar për përdorim force ndaj të rinjve që protestojnë.
Një prej protestuesve iu drejtua policëve me tone të ashpra, duke i pyetur se përse po vepronin në këtë mënyrë ndaj të rinjve. “Çfarë bëni kështu, mor jaho?! Po janë fëmijët tuaj ore! A s’ju vjen keq? Për Edi Ramën i bëni këto gjëra? A flisni shqip?”, dëgjohet të thotë ai, ndërsa kundërshton ndërhyrjen e forcave të rendit dhe përdorimin e gazit.
Edhe një qytetare iu drejtua efektivëve, duke shprehur indinjatën për mënyrën se si po trajtoheshin protestuesit. “A jeni mirë? A jeni njerëz? Ju paguheni nga taksat tona! Është e turpshme. Po helmoni fëmijët tanë me gaz. A jeni burra?”, u shpreh ajo.
Qytetarja vijoi me kritikat ndaj policisë, duke përmendur edhe të riun që u plagos gjatë protestës së një nate më parë. “Të jem unë nëna e atij djalit dje, ju djeg, 15 veta. Fytyrat tuaja i keni të gjitha në TV”, tha ajo, duke iu referuar pamjeve të transmetuara nga protesta dje ku një i ri u dhunua brutalisht nga policia, duke i sjellë dëmtime në kafkë dhe shtyllë kurrizore. Në fund, qytetarja u bëri thirrje efektivëve që të mos qëndrojnë në krah të qeverisë, por t’u bashkohen qytetarëve, duke e cilësuar qeverinë si “kriminale” dhe situatën si të turpshme.
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
