Turisti amerikan u dhunua në protestën pranë Piramidës në Tiranë, kërkohet identifikimi i autorëve dhe përgjegjësia e policisë

17 October 2026, 13:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Turisti amerikan u dhunua në protestën pranë Piramidës

Një turist amerikan, i identifikuar si Julien Charles Williams, 37 vjeç, është dhunuar pasditen e djeshme pranë Piramidës në Tiranë. Sipas informacionit të bërë publik, ai ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ngjarja ngre shqetësime serioze për sigurinë në kryeqytet, veçanërisht kur bëhet fjalë për një turist që vjen të vizitojë Shqipërinë dhe përfundon viktimë e dhunës në një zonë publike të Tiranës.

Për rastin kërkohet një reagim i qartë nga Policia e Shtetit, si dhe identifikimi i personave përgjegjës për dhunën ndaj shtetasit amerikan, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas denoncimit, janë dokumentuar detaje që lidhen me incidentin, ndërsa ngrihen pikëpyetje edhe për identifikimin e efektivëve të policisë, të cilët pretendohet se kanë qenë pa numra identifikimi të dukshëm.

Tashmë pritet që institucionet përgjegjëse të verifikojnë faktet, të sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe të marrin masat përkatëse nëse konstatohen shkelje.

Po ndodh...