Policia e përplasi në tokë gjatë protestës, Kapri viziton te Trauma 21-vjeçarin: Është në shok psikologjik. Ka dëmtime në kokë e në kurriz

Deputeti i Partisë Mundësia ka treguar detaje nga gjendja shëndetësore e të riut 21-vjeçar që përfundoi në spitalin e Traumës pasi u përplas dhunshëm në asfalt nga një efektiv dhe më pas disa të tjerë e dhunuan dhe e morën zvarrë. “Erdha në Spitalin e Traumës dhe takova familjarët e studentit 21-vjeçar. Ka dëmtime në kokë e në kurriz dhe është i tronditur psikologjikisht. Fatmirësisht, mjekët thonë se do të shërohet shpejt”, tha Kapri.
Nga biseda që ka pasur me familjarët e të riut në spitalin e Traumës ku i takoi mbrëmjen e të premtes, deputeti Kapri thotë se 21-vjeçari u paraqit në spital për ndihmë vetëm pasi prindërit e kishin gjetur në Komisariatin e Policisë dhe jo më herët, duke ngritur shqetësime serioze për përkeqësimin e shëndetit të tij.
“Familjarët më treguan se e gjetën në Komisariatin Nr 6 të kryeqytetit disa orë pasi ishte përplasur ashtu në tokë dhe vetëm falë insistimit të tyre ka ardhur në spital. Mjekët më thanë që e kishin parë videon më herët dhe e prisnin të vinte në spital dhe po vononte. Ai ka dëmtim të pjesës së pasme, të kurrizit dhe të kokës, por mjekët garantojnë se do ta marrë veten shpejt”, shprehet deputeti i Mundësia. Djali, pamjet e të cilit kur dhunohet nga policia kanë prekur gjithë shoqërinë, po qëndronte në rrugë pa bërë asgjë kur policia e rrëzoi në tokë. Ai më herët u kishte shprehur efektivëve problemet familjare, për prindërit e papunë dhe sfidën për të gjetur paratë e pagesës së shkollës ku ai studion.
“Ky djalë u tregonte policëve se prindërit i ka të papunë dhe nuk ka para për të paguar shkollën. Një i ri që kërkon vetëm të arsimohet dhe të ndërtojë të ardhmen e tij! Pezullimi i policëve nuk mjafton. Ministri Demo dhe Edi Rama duhet të japin dorëheqjen!”, tha Kapri.
REAGIMI I PLOTE I ERALD KAPRIT
Këto pamje, se si ky djalë u sulmua sot nga Policia e Shtetit na tronditën të gjithëve. Kam ardhur këtu në Spitalin e Traumës të Tiranës dhe takova familjarët e tij.
Është studenti me inicialet M.S, 21 vjeç, studion për Klinikë Dentare
Mjekët më konfirmuan se do ta marrë veten shumë shpejt, ndonëse është në gjendje të rënduar psikologjike.
Familjarët më treguan se e gjetën në Komisariatin Nr 6 të kryeqytetit disa orë pasi ishte përplasur ashtu në tokë dhe vetëm falë insistimit të tyre ka ardhur në spital.
Mjekët më thanë që e kishin parë videon më herët dhe e prisnin të vinte në spital dhe po vononte.
Ai ka dëmtim të pjesës së pasme, të kurrizit dhe të kokës, por mjekët garantojnë se do ta marrë veten shpejt.
Është i njëjti djalë që fillimisht hapi çantën përpara policëve dhe po tregonte që në të kishte vetëm librat e shkollës.
Është i njëjti student që po u tregonte policëve që prindërit e tij janë të papunë, por nuk marrin asistencë dhe duhet të gjejë 3 milionë lekë të paguajë tarifën e shkollës, që kishte tentuar disa herë të ikte jashtë vendit.
Ministri Demo u vetëkënaq vetëm me pezullimin e policëve ndërkohë që nuk ka guxim të japë dorëheqjen ai dhe kryeministri, të cilët janë përgjegjës për këtë dhunë të pashembullt që po ndodh nga policia e shtetit.
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
